Thaçi: Flaka Surroi gazetare e vitit

Kryeministri Hashim Thaçi, në një koktej fundviti me gazetarë, pas mbledhjes së fundit të Qeverisë për këtë vit ka thënë se për të gazetare e vitit është Flaka Surroi, e para e grupit medial “Koha”.
I pari i ekzekutivit ka dhënë edhe arsyet pse do ta zgjidhte Flakën të parën e gazetarëve kosovarë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se Flaka Surroi gjatë tërë vitit nëpër shkrimet e saj është marrë me të dhe Qeverinë e Kosovës.
Zakonisht shpesh ndodh që qeveritarët t’i vlerësojnë gazetarët, ngase shkrimet e gazetave, edhe nëse janë kritike, ua mundësojnë institucioneve dhe drejtuesve të tyre që të përmirësohen.
Koktejet e tilla, zakonisht janë relaksuese, të shoqëruara me humor dhe prandaj edhe më të sinqerta se deklaratat zyrtare. (KosovaTimes)