E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria siriane po tërhiqet nga qytetet?

Ushtria siriane sipas Ligës Arabe është larguar nga zonat e banimit të qyteteve dhe është tërhequr në periferi. Megjithatë dëgjohen vazhdimisht të shtëna, tha Sekretari i përgjithshëm i Ligës, Nabil Al-Arabi në Kajro.

Para një jave, të dërguarit e Ligës Arabe kishin mbërritur në Siri, për të vëzhguar nga afër situatën.

Prej fillimit të protestave kundër presidentit, Baschar al-Assad, në mars të vitit të kaluar,sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara janë vrarë nga ushtria më shumë se 5 mijë njerëz.

Nisur nga dhuna në vazhdim, së fundi ka pasur kritika në rritje në adresë të misionit të vëzhguesve të Ligës Arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›