E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Haradinaj, pritet 'shtrëngim duarsh' mes liderëve

 

Hashim Thaçi, gjatë javës, pritet të shtrëngojë duart me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, pas sinjaleve të këtij të fundit se është i gatshëm t'i përgjigjet ftesës së kryeministrit të vendit për takim. Kështu shkruan shtypi kosovar, përkatësisht 'Express' për kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Thaçi ka vendosur që takimin e parë me Haradinajn pas kthimit të tij nga Tribunali i Hagës, ta zhvillojë në kuadër të takimeve edhe me liderë të tjerë të opozitës. Kreu i AAK-së, ndërkaq, ka vendosur ta pranojë këtë ftesë, duke ironizuar. Ai ka deklaruar në RTK se është i gatshëm të takohet edhe me presidentin e Kosovës, edhe me kryeministrin, mirëpo ka shtuar se "më mirë do të ishte që kryeministri të ftonte për takim ndonjë kryetar shteti për t'i kontribuar njohjes së pavarësisë se vendit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›