Çekia ratifikon MSA-në me Shqipërinë
Republika e Çekisë ka ratifikuar sot në Kuvend, Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Çekia e çon në 18 numrin e vendeve që kanë ratifikuar këtë MSA-në më Shqipërinë. Lajmi konfirmohet nga ministria e Integrimit gjatë paradites se sotme.
Mbetet ende e paqartë data kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Këtë ka deklaruar dje shefi i Këshillit të Evropës Hoze Manuel Barroso në një konferncë për shtyp të mbajtur në Bruksel, së bashku me kryeministrin shqiptar Sali Berisha