Thaçi: Institucionet janë të përgatitura që t'i marrin të gjitha përgjegjësitë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se institucionet janë të përgatitura që t’i marrin përgjegjësit pavarësisht nga paqartësitë rreth rolit të UNMIK-ut dhe vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë.Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, institucionet e Kosovës pritet t’i marrin përgjegjësit nga andiministrata e KB-së dhe të funksionojnë sipas dispozitave të Kushtetutës së re. " Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përgatitura që t'i marrin të gjitha përgjegjësitë. Këtë do ta bëjmë me përgjegjësi të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare për funksionim të plotë të çdo segmenti në vend ", theksoi kryeministri Thaçi. Ai tha se Kushtetuta e shtetit që do të hyjë në fuqi me 15 qershor, do të jetë e plotfuqishme në tërë territorin e Kosovës. (INA)