E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Koalicioni u prish per shkak te koncepteve

Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka vijuar sot me replikat ndaj ish-presidentit Fatmir Sejdiu duke deklaruar se koalicioni mes tyre u prish per shkak te perplasjes se koncepteve.

Ne nje konference per shtyp Thaci eshte shprehur se kishte ardhur koha qe PDK te rreshtohej perkrah parimeve kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri ka preferuar te mos komentoje debatin mes tij dhe Sejdiut duke theksuar se nuk ka asgje per ti shtuar asaj qe ka thene me pare.

Diten e diel Thaci tha se kur Gjykata Kushtetuese vleresoi se Sejdiu kishte shkelur Kushtetuten atij i kishin kerkuar qe ta mbronte presidentin.

Nga ana e tij Sejdiu e ka mohuar nje gje te tille ndersa bordi i LDK-se i ka kerkuar Thacit qe te dale me emrat konkrete te personave qe kane bere kete kerkese.

Ne perfundim te konferences se tij Thaci ka shtuar se PDK do te mireprese cdo vendim qe do te vije nga Kuvendi i Kosoves lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›