E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret Prishtina merr kompetencat

Keshilli Gjyqesor i Kosoves mori zyrtarisht sot kompetencat per zgjedhjen dhe emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne shtetin e ri.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave marrja persiper e pergjegjesise erdhi pasi zyra nderlidhese e KE-se ne Prishtine mbylli ne bashkepunim me Komisionin e Pavarur per Gjyqesorin dhe Prokurorine procesin 30 mujor te verifikimit dhe emerimit.

I tere procesi eshte bere ne harmoni te plote me standartet dhe praktikat evropiane. Perfundimi i suksesshem i procesit te riemerimit shenon nje kapitull te ri per gjyqesorin dhe prokurorine ne Kosove ka deklaruar drejtori i zyres se KE Kjartan Bjornson.

Zyra ne fjale ka njoftuar gjithashtu se gjate procesit te gjate 30 muaj jane shqyrtuar dhe emeruar 345 kandidate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›