Gjykata e Vlorës rikthen në detyrë Arben Sinanin
VLORË- Rikthehet në postin e kryetarit të Këshillit bashkiak të Vlorës Arben Sinani, i shkarkuar me mocion mosbesimi. Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e prefekturës për kreun e Këshillit Bashkiak. Pas debateve të shumta mes palëve, cështja kishte mbërritur në duart e gjykatësve, të cilët i dhanë të drejtë prefekturës.
Në bazë të vendimit nga togat e zeza është gjykuar se për shkarkimin e kryetarit të mëparshëm të Këshillit Bashkiak të Vlorës, Arben Sinani janë shkelur aktet administrative pasi nuk ishte njoftuar më parë dhe nuk kishte motivacion, ndërkohë që nuk njihet as emërimi i kryetarit të ri Kujtim Sulce. Gjykimi i sotëm i referohet mbledhjes së këshillit bashkiak të muajit shtator, mbledhje kjo që u braktis nga grupi i këshilltarëve të djathtë, si dhe nga kryetari Arben Sinani nga LSI-ja, pas debateve mes anetareve.
Braktisja dy herë radhazi e seancës nga Sinani ka bërë që shumica e mbetur ta shkarkonte atë përmes mocionit të mosbesimit duke e zëvendësuar me socialistin Kujtim Sulçe. Që prej asaj dite Sulce ka qëndruar në krye të këshillit por me vendimin e sotëm të gjitha vendimet e marre nën drejtimin e tij janë hedhur poshtë.
(m.a/News24/BalkanWeb)