"Maqedonia, kunder copetimit te Kosoves"
Republika e Maqedonise ende nuk e ka percaktuar qendrimin perfundimtar per njohjen e shtetit te Kosoves, por ndersa po vezhgon situaten, e ka te qarte se, heret apo vone, ky moment do te vije. Kete pohim e ka bere dje, Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski, ne intervisten dhene Radios Evropa e Lire. Cervenkovski thekson se deri tani shteti qe drejton, nuk eshte perballur me presione ruse apo serbe per te mos njohur pavaresine e shtetit te ri fqinje.
Pas daljes se PDSH-se nga Qeveria, serish po futemi ne nje periudhe te tensionuar ne Maqedoni. Sa keto zhvillime te brendshme reflektohen ne pozicionin e jashtem te Maqedonise?
Padyshim se kane nje ndikim negativ ne pozicionin tone. Jemi ne nje periudhe, kur me se tepermi kishim nevoje per stabilitet politik te brendshem, pastaj konsensus te gjere politik, etnik apo konsensus te plote per keto ceshtje te rendesishme. Padyshim se ngjarjet e ketilla vetem se e ulin kapacitetin e ketille, andaj them se ne kemi nevoje per skanimin e shpejte te situates, jo me debate te gjera, por per nje apo dy dite duhet ta kthejme gjendjen ne kuader te normales.
A ka dallime ne kreun shteteror maqedonas, lidhur me ceshtjen e emrit dhe te Kosoves?
Mendoj se ne tere periudhen e kaluar, pa marre parasysh se per disa ceshtje kemi paraqitur qendrime te ndryshme. Megjithate per ceshtjen e emrit, per ceshtjen e Kosoves, pra per ceshtjet kyce te politikes se jashtme, gjithmone kemi arritur te kemi nje qendrim te harmonizuar. Kuptohet se kemi pasur dallime per disa qasje teknike, por e perseris, per strategjine dhe qellimet kryesore kemi harmonizime te plota.
Kur Maqedonia do ta njohe pavaresine e Kosoves? Cilet faktore ndikojne ne kete dhe a mendoni se ceshtja e demarkacionit duhet te nderlidhet me kete proces?
Shume faktore ndikojne ne kete. Une dua te rikujtoj se ne kemi mbeshtetur negociatat mes Prishtines dhe Beogradit, deshironim qe te arrihet marreveshje e pranueshme per te dyja palet, por kjo nuk ndodhi. Ne mbeshtetem planin e Marti Ahtisarit per shume arsye dhe njera nder to eshte se me ate plan shume qarte eshte e percaktuar se si duhet te kryhet procesi i demarkacionit te kufirit. Pra, ishin parapare mekanizmat dhe afatet per realizimin e kesaj ceshtjeje. Ne, me vemendje, po e ndjekim situaten. Ende nuk e kemi percaktuar qendrimin tone perfundimtar per kete ceshtje, edhe pse e kemi te qarte se heret apo vone ky moment do te vije. Vendimin kuptohet se do ta marrim ne perputhje me interesat shteterore dhe kombetare edhe ate ne momentin me te volitshem. Deshiroj te theksoj se percaktimi jone eshte qe te ndertojme raporte te mira si me Beogradin, ashtu edhe me Prishtinen. Ne jemi fqinje si me njerin, ashtu edhe me tjetrin dhe kjo eshte ne interesin tone kombetar e shteteror. Se a do te vije deri te nje gje e tille, nuk varet vetem nga ne, varet edhe nga politikat qe do te zhvillohen edhe ne Beograd, edhe ne Prishtine. Une shpresoj se do te gjejme mundesi qe ta mbajme politiken e deritanishme, te ndertojme raporte te mira e te balancuara me te gjithe fqinjet tane.
Lidhur me kete, a ka ndonje presion ndaj Maqedonise nga Beogradi apo ndoshta edhe nga Moska?
Jo. Vetem nese ketu nuk merret parasysh qendrimi zyrtar i Beogradit ne raport me te gjitha shtetet e botes qe do ta njohin apo vec e kane njohur pavaresine e Kosoves. E dime se disa masa te caktuara ndaj atyre shteteve jane ndermarre, megjithate, presion te drejtperdrejte ndaj Maqedonise nuk ka apo nuk eshte ndier deri ne keto momente. Sa i perket Moskes, mendoj se gjate periudhes se kaluar nuk ka pasur asnje sinjal qe do te na dekurajoje. Ne e kemi parasysh edhe politiken e Federates Ruse, se Moska nuk e ka ndermend ta njohe pavaresine e Kosoves, pasi mendon se behet fjale per precedente.
Cfare pasojash mendoni se do te kishte per Maqedonine ndarja e Kosoves ne vija etnike?
Ne, qe me pare jemi deklaruar per kete ceshtje, se kjo eshte nje nga skenaret me te keqij te mundshem. Ndarja e Kosoves ne vija etnike vetvetiu do te ishte nje motiv plotesues per strukturat radikale ne gjithe rajonin, ndoshta edhe me gjere, se kufijte shteteror duhet te ndryshohen dhe te perputhen me kufijte etnike. Ne shume here e kemi thene dhe kete pozicion e kemi edhe tani, se ndarja e Kosoves do ishte sinjal i keq dhe duhet bere gjithcka qe kjo te mos ndodhe, pasi strukturat radikale i kemi gjithkund, perfshire edhe Maqedonine.