E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mas: Pavaresia, Evropa s'eshte e ndare

Evropa nuk eshte e ndare lidhur me pavaresine e Kosoves. Kete pohim e beri dje, ambasadori i Gjermanise ne Serbi, Volfram Mas. Ai shtoi se njohja e pavaresise se Kosoves eshte ceshtje individuale e vendeve anetare dhe jo e Bashkimit Evropian. "Shumica e madhe e shteteve te BE-se e kane njohur Kosoven. Vendimtare eshte se vendet e BE-se, pa perjashtim, jane pajtuar qe me ane te misionit EULEX te marrin pergjegjesine ne Kosove", deklaroi ambasadori Volfram Mas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›