E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Ligji te respektohet ne gjithe vendin

Kryetari i komunes Mitrovice, Bajram Rexhepi, tha dje se duhet te respektohet ligji dhe rendi ne gjithe territorin e vendit. Kete deklarate, ish-kryeministri e beri pasi informoi se "pjesetaret e strukturave te sigurise ne Mitrovice kane marre nen kontroll objektet e gjykatave ne veri te qytetit". Rexhepi apeloi te qytetaret qe te jene gjakftohte dhe te vazhdojne te jene te qete. "Ne duhet te jemi te qete ne menyre qe t'i kontribuojme stabilitetit dhe gjendjes se sigurise, ne menyre qe strukturat e sigurise te fokusohen ne veri, ku gjendja eshte me e ndjeshme", tha Rexhepi. Ai shprehu besimin se strukturat e sigurise, vecanerisht KFOR dhe UNMIK, do ta mbajne nen kontroll gjendjen. Sakaq, komandanti i stacionit te SHPK se ne jug te Mitrovices, Bashkim Spahiu, tha se ne kete pjese te qytetit jane marre te gjitha masat qe te mos reflektohen tensionet e krijuara ne veri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›