E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Marti nuk shpëton dot

Vijon lufta e akuzave dhe deklaratave ne distance mes kryeministrit ne largim te Kosovës, Hashim Thaçi dhe reporterit zvicerian te Këshillit te Evropës, Dik Marti. Ne një intervistë per gazetën "Koha ditore" ne Prishtine, Thaçi i eshte pergjigjur sfides se Martit me deklaratat e tij se gezon imunitetet ndaj gjykimit. "Avokatet e mi, edhe ne bashkëpunim me disa studio ligjore ndërkombëtare, po studiojnë mundësinë per te ngritur padine ne drejtim te shtetasit Dik Marti për shpifje dhe prishje te imazhit te nje shteti te pavarur. Heret ose vone, ai do te përballet me drejtësinë," ka paralajmëruar Thaçi. Ne intervistën e tij, kryeministri i Kosovës e ka cilësuar dokumentin e Martit nje "raport horror", me përmbajtje dhe orientim tërësisht politik. Sipas tij, përmbajtja e këtij drafti që synohet të bëhet dokument, është përgatitur në Serbi, dhe ka marrë bekimin e Rusisë. Ndërkohë, mediat ne Prishtine raportojnë se Dik Marti mund te jete i pranishëm ne kryeqytetin kosovar, i ftuar nga klubi për politike te jashtme, për te prezantuar konkretisht raportin e tij.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›