PE diskuton sot për Shqipërinë e Kosovën
Parlamenti Europian diskuton sot për Shqipërinë dhe Kosovën. Në axhendën e seancës plenare të ditës së sotme europarlamentarët do të debatojnë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Katrin Eshton rreth rezolutës së hartuar për Shqipërinë, nga eurodeputeti grek Nikolaos Kuntis. Kjo rezolutë u miratua nga komisioni i jashtëm parlamentar pak ditë më parë. Seanca e cila pritet të fillojë rreth orës 15:00, sipas axhendës pritet të zgjasë rreth 4 orë.
Një ditë më parë, Nikolaus Kuntis është shprehur për DW se “Problemi në Shqipëri është se ekzistojnë ligje të mira në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ose të grupeve shoqërore, por problemi kryesor është zbatimi i ligjeve”. Ndërsa për Kosovën, rezoluta thekson një shtim të kontakteve me shtetin më të ri, duke i bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, të ndërmarrin një hap të tillë.
< I mëparshmi