E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Me Shqipërinë kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se qeveria e tij është duke punuar në ndërtimin e raportve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit. Ai ka theksuar se qeveria e tij tashmë ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.“Ne do të ndërtojmë raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinjë. Tashmë kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me Maqedoninë dhe Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi. Së shpejti presim njohjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia dhe do të ndërtojmë raporte të mira si dy shtete të pavarura dhe me Serbinë”, deklaroi Thaçi në një intervistë për për Radion Deutsche Welle. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›