E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda kërkon kontrollin e Gjirit të Adenit

Al Kaeda në Jemen kërkon të marrë nën kontroll ngushticën strategjike të Bab al Mandeb, në gjirin e Adenit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri dy i organizatës, Saed al Shehri, në një mesazh audio të transmetuar në një faqe interneti islamike.
Në mesazh Al Shehri ka bërë kërcënime të reja ndaj vendeve perëndimore dhe jo vetëm.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve të gadishullit arab për një xhihad kundër të krishterëve dhe hebrejve të pranishëm në rajon.
"Nuk ka rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, përveç zhvillimit të një lufte të shenjtë", ka deklaruar Sard al Shehri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›