E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari Klinton: Nuk tërhiqem nga gara

• Shefi i Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara, Howard Dean ka paralajmëruar se sulmet e shpeshta mes kandidatëve demokratë

për presidencën, Barak Obama dhe Hilari Klinton mund të demoralizojnë votuesit demokratë për votimin më të rëndësishëm të nëntorit me rivalin republikan dhe u bëri thirrje të ulin tonet. Dean i ka kërkuar gjithashtu superdelegatëve të pavendosur që të zgjedhin se cilin do të emërojnë për kandidaturën, për të zgjedhur një kandidat deri më 1 korrik për të evituar grindje të pariparueshme në Kongresin e partisë në gusht. Edhe senatori amerikan demokrat, Patrick Leahy, kreu i Komitetit të drejtësisë së Senatit, i kërkoi senatores, Hilari Rodham Klinton të braktisë garën presidenciale dhe t'ia lërë stafetën rivalit të saj, Barak Obama. Sipas tij, Klinton e di se kur është koha të shkojë. Por ish-zonja e parë amerikane, Hilari Klinton e ka refuzuar këtë kërkesë. Rekomandimi i senatorit Patrick J. Leahy nga Vermont për tërheqjen e Klinton erdhi pasi Obama mblodhi mbështetjen e një senatori tjetër, Bob Casey nga Pensilvania, shteti që do të zhvillojë parapraket e ardhshme më 22 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›