Thaçi: Ndarja e Kosovës ëndërr e parealizueshme e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se kjo është vetëm një ëndërr e Serbisë.
“Ndarja e Kosovës është një ëndërr e parealizueshme e Beogradit, e shuar vitin e kaluar më 25 korrik, kur institucionet e Kosovës kanë marrë kontrollet e pikave kufitare”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Dojce Velen.
Ai ka shtuar se Kosova është unike dhe me integritet territorial të paprekshëm, ndërsa pretendimi për të ndryshuar kufirin e Kosovës sipas Thaçit, është i rrezikshëm për gjithë paqen dhe stabilitetin në rajon.