Thaci: Ndryshime të tjera në qeveri, Krasniqi: Jam në dijeni
PRISHTINë- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi paralajmëroi sot të tjera ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Thaçi tha se ndryshimet në qeveri do të vazhdojnë tani me rangun e zëvendësministrave pasi pak ditë më parë u ndryshuan krerët e gjashtë ministrive.
Ndërkohë kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk pranoi të flasë për pritjet e këtyre ndryshimeve, ndërsa tha se, si sekretar i përgjithshëm i PDK-së, ka qenë i konsultuar për to.
Këto komente, Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Kryesisë ku u plotësua axhenda e seancës plenare të 15 prillit.
Ndonëse nuk ka pranuar të bëjë një vlerësim për kualitetin e ndryshimeve në Qeveri, me arsytetimin se pushtetet janë të ndara, kryekuvendari, Jaskup Krasniqi tha se, si Kuvend, presin rezultate konkrete nga përbërja e re e ekzekutivit.
“Ne vlerësojmë çdo ndryshim pozitiv që bëhet në çdo institucion, në këtë rast edhe në Qeverinë e Kosovës dhe shpresojmë që rezultatet e këtij ndryshimi do të vërehen pas pak kohësh”, ka thënë Krasniqi.
Kryekuvendari Krasniqi, nuk pranoi të flasë nëse ndërrimet në Kabinetin e Qeverisë kanë kënaqur pritjet e tij. Ai tha se si Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, është konsultuar në masën e duhur për ndryshimet, por, që vendimarrja ka qenë e Kryeministrit. Kurse, për sa i takon posteve të dyfishta të minsitrave që janë edhe deputet, kryekuvendari Krasniqi tha se me Kushtetutë ministrat kanë të drejtë të mbajnë dy pozita deri në fund të mandatit.
(m.a/BalkanWeb)