E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksera prezanton raportin vjetor, rriten rastet e dhunës në familje

TIRANE- U mbajt sot Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore ku u theksuan hapat pozitivë që janë ndërmarrë deri më tani nga ana e qeverisë për të fuqizuar rolin e femrës në shoqërinë shqiptare. Ministri i Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta foli për rëndësinë që i është kushtuar punësimit, ku 80% e përfituesve janë femra.

“Nga programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë femra kanë përfituar 407 femra, janë trajnuar rreth 1234 punëkërkues të papunë. është rritur numri i denoncimit të rasteve të dhunës në familje në krahasim me një vit më parë, ku rezulton që në vitin 2009 pranë strukturave vendore të policisë janë denoncuar në total 1 217 raste të dhunës në familje nga 822 denoncime të kryera në vitin 2008", theksoi ministri Ksera.

Me gjithë përmirësimet e shfaqura në raportin e vitit 2009 Ksera sqaroi se mebtet ende problematike evidentimi i rasteve të dhunës në familje me pasojë vdekjen, ku janë shënuar 14 raste gjatë vitit të shkuar.

"Për fat te keq edhe gjatë vitit 2009 janë evidentuar 16 raste dhune në marrëdhëniet familjare me pasojë vdekjen, ku në 4 raste viktimë është bashkëshortja, në 6 raste prindi, dhe në 6 raste persona te tjere te familjes", tha ministri Ksera.

Ksera njoftoi dhe për zbatimin e një vrojtimi kombëtar për dhunën në familje në Shqipëri. Ndër prioritetet e tjera të vitit 2010 sipas tij , janë rishikimi i legjislacionit nga këndvështrimi gjinor në përputhje me standardet ndërkombëtare, rishikimi i ligjit për ndihmën ekonomike, rritja e mundësive për punësim etj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›