Mustafa prit kreun e Ipeshkvisë së Kosovës

Prishtinë, 19 gusht - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur sot sot në një takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin.
Kreu i Ipeshkvisë ka falënderuar kryetarin e Prishtinës për pritje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mirëkuptim.
"Bashkëpunimi midis nesh ka qenë dhe besojmë që do të jetë shumë i mirë në të gjitha
aspektet", tha Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për ndërtimin e Katedrales në qendër
të qyteti, dhe informoi kryetarin Mustafa për mbarëvajtjen e punimeve.
Pasi foli për bashkëpunim midis Komunës dhe Ipeshkvisë, kryetari Mustafa e përgëzoi
kreun e Ipeshkvisë për mënyrën se si është ndërtuar katedralja dhe dinamika e
kryerjes së punimeve ndërtimore. "është bërë një ndërtesë e mrekullueshme dhe Komuna
e Prishtinës është e hapur që edhe më tutje të bashkëpunojë me Ipeshkvinë", ka thënë
kryetari Mustafa.
Në këtë takim u fol edhe për organizimet që po bëhen për shënimin e vitit jubilar të
së Lumes Nënë Terezë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes.
Komuna e Prishtinës, është e gatshme të kontribuojë që shënimi i 100 vjetorit të
lindjes së Nënës Terezë të jetë sa më i dinjitetshëm, kur dihet kontributi i madh
i saj, kontribut që e admiron i tërë njerëzimi", tha kryetari Mustafa.
Ndërkaq, i pari i Ipeshkisë së Kosovës, tha se përgatitjet për të përkujtuar Nënën Terezë
janë duke rrjedhur sipas planit.