E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Parashihen 1500 veprime konkrete

Prishtinë (Start) - Në seancën e djeshme parlamentare, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, raportin e progresit në Kosovë e ka vlerësuar real dhe sfidues për të ardhmen, ndërkaq, ai ka theksuar se raporti përfshinë periudhën e shpallje së pavarësisë së Kosovës dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore të vendit. Duke theksuar se Kosova ka hyrë në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe duke pohuar se Qeveria tashmë është e gatshme ta nënshkruaj marrëveshjen e asocim-srabilizimit, Thaçi e ka vlerësuar naive pritjen e ndokujt se raporti do të ishte vetëm lavdërues për të arriturat e Kosovës.

Kryeministri, ndërkaq, ka pikasur vlerësimet pozitive që i bëhen privatizimit në Kosovë (sidomos të shërbimeve të telefonisë mobile , distribuimin e energjisë elektrike, etj), si dhe projekteve për prodhimin e energjisë elektrike. Raportin e sivjetmë, madje, ai e ka vlerësuar shumë më të favorshëm e atë të vitit të shkuar. Megjithatë ai ka pohuar se Qeveria e ka marrë shumë seriozisht raportin e Komisionit Evropian, duke theksuar se ka krijuar komisione të ndryshme për t’i tejkaluar dobësitë e evidencuar në raport, si dhe ka planifikuar të ndërmarrë rreth 1500 veprime të ndryshme konkrete për përmbushur synimet. Ndër sfidat kryesore në këtë plan Thaçi, ndërkaq, ka përmendur sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, rritjen e besimit ndërmjet komuniteteve si dhe transparencën institucionale, përkatësisht qasjen në dokumentet zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›