Kuvendi miraton ngritjen e TVSH-së
Prishtinë (Start) - Kuvendi i Kosovës ka miratuar ngritjen e TVSH-së nga 15 për qind në 16 për qind. Pas debatesh të shumta, gjatë seancës së djeshme parlamentare, Kuvendi ka miratuar me shumicë votash projekt ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, të cilin e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.