E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, ende pa nje sherbim sekret

Megjithese kane kalur disa muaj pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, ne Kosove ende nuk eshte themeluar institucioni i sherbimeve inteligjente.

Rasti me i fundit i arrestimit te tre shtetasve gjermane, te cilet besohet se jane te sherbimit sekret te vendit nga vijne, ka rikthyer edhe nje here ne vemendje zgjidhjen e problemit ne fjale.

Mungesa e informacioneve sekrete mund te kete cuar policine e Kosoves drejt nje bllofi te madh, pra arrestimin e njerezve te pafajshem.

Xhavit Haliti, anetar i kryesise se Kuvendit thote se themelimi i Agjencise Kosvare te Inteligjences duhet te behet sa me pare.

“Kjo eshte me shume nje ceshtje e marreveshjes mes presidentit, kryeministrit dhe perfaqesuesve nderkombetare, qe deshem apo s’deshem ne do kene ndikim tek personi qe do drejtoje kete njesi. Mungesa e sherbimeve inteligjente eshte e ndjeshme. Lidhur me arrestimin e tre gjermaneve duhet qe te veprojne sa me shpejt qeveria dhe ambasada gjermane per te treguar se ata nuk kane qene pjese e ketij komploti”, ka pohuar Haliti.

Haliti thote se gabime te tilla sic mund te jete kjo me tre gjermanet mund t’i kushtojne rende shtetit te Kosves.

Megjithese legjislacioni per sherbimin inteligjent eshte gati, puna ka ngecur ne emerimin e titullarit te AKI-t. Kane qarkulluar shume emra deri tani, por  zgjedhja e personit ne fjale duhet te jete nje kompromis mes partive kryesore, si dhe te marre miratimin e zyrave te huaja.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›