Jeremic: Neutraliteti i EULEX, fakt i rendesishem

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se plani 6 pikesh i hartuar nga Ban Ki Moon per misionin EULEX ndodhet ne raportin e ketij te fundit.
“Edhe pse Beogradi nuk e ka marre ende raportin, ne baze te informacioneve qe zoterojme mund te themi se plani 6 pikesh eshte perfshire ne te. Ndersa persa i perket qendrimit kunder te pales shqiptare, kjo pjese ndodhet ne aneksin e raportit”, ka pohuar Jeremic.
Sipas tij, e rendesishme eshte fakti qe plani 6 pikesh e percakton EULEX-in si nje mision neutral.
Shefi i diplomacise serbe ka theksuar me tej se nuk eshte ne dijeni se kur Keshilli i Sigurimit do te diskutoje per kete ceshtje, por ka shtuar se seanca mund te mbahet gjate javes.