Basha: Vendosja e EULEX, sipas paketes Ahtisari

Gjate nje vizite ne seline e NATO-s ne Bruksel, ministri i Jashtem shqiptar Lulzim Basha bisedoi me sekretarin e pergjithshem te Aleances Jap De Hop Shefer mbi zhvillimet ne Kosove.
Ministri Basha tha se qeveria shqiptare mbeshtet vendosjen sa me te shpejte te misionit EULEX ne te gjithe territorin e vendit, ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, sic e parashikon paketa “Ahtisari”.
“Vleresimet tona u ndane ne baze te konstatimeve ne terren. Ne jemi per shtrirjen e misionit EULEX ne te gjithe Kosoven dhe per zbatimin e planit “Ahtisari””, ka pohuar Basha.
Ne kete kuader, ministri Basha e informoi sekretarin e pergjithshem te NATO-s, se Shqiperia do te kontribuoje ne fondin per krijimin e Forces se Sigurise se Kosoves me nje shume prej 100 mije euro.