E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Plani per veriun nuk mund te pengohet


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të premten do të nisin veprimet e Qeverisë së Kosovës të koordinuara me faktorin ndërkombëtar për vënien e kontrollit të plotë në pikat kufitare 1 dhe 31, ndërsa ka thënë se këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nga strukturat kriminale, të organizuara nga Beogradi zyrtar.

Këto komente, Thaçi i bëri të mërkurën gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes të qartë për normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë, udhërrëfyes ky që përmban një mori veprimesh të cilat do të realizohen nga institucionet legjitime të Kosovës në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe i cili është i tërë në shërbim të përmirësimit të jetës dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët që jetojnë në veri të vendit.

Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh

Finalizimi i marrëveshjes për të rivënë në funksionim dy pikat kufitare në veri të Mitrovicës, duket se ka acaruar edhe më tepër serbët e Kosovës.

Dhjetëra prej tyre sic raporton agjencia e lajmeve Kosovapress janë parë te drejtohen nga pika te ndryshme drejt postave kufitare gjatë natës së kaluar. Nëpër disa vende serbët kanë vendosur rërë për të penguar, kalimin e doganierëve dhe policëve të Kosovës në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Të martën rreth mesnate serbët në Zveqan kanë ndaluar kolonën e përbërë prej rreth 20 automjete të KFOR-it të cilat ishin duke shkuar në drejtim të Jarinjes dhe pas dy ore negociata, ushtarët e KFOR-it janë detyruar të kthehen mbrapsht” bejne te ditur burime te kosovapress. Mbledhja e serbeve erdhi pas reagimeve te te ashtuquajturit kryeshef te Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Ai ka kërkuar nga KFOR-i zhbllokimin e pikës në fshatin Izvor afër Banjskës dhe të rrugëve tjera alternative. Perndryshe kercenoi me bllokadë të të gjitha rrugëve në veri.
Planit për fillimin e rifunksionalizimit të pikave doganore parashikohet të zbatohet nga data 16 shtator, në bazë edhe të marrëveshjes Prishtinë – Beograd për njohjen e vulave të doganave.

Qeveria ka paralajmëruar tashmë që në koordinim me faktorin e pranishëm ndërkombëtar në Kosovë të nis zbatimin e planit operacional për ri-funksionalizimin gradual të portave doganore 1 dhe 31 në veri.Por, ajo që mbetet si sfidë është kundërpërgjigja e serbëve lokalë në veri dhe implikimeve të Beogradit në atë pjesë.

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Finalizimi i marrëveshjes për të rivënë në funksionim dy pikat kufitare në veri të Mitrovicës, duket se ka acaruar edhe më tepër serbët e Kosovës.
Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate. OSBE: Më shumë për të riatdhesuarit
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar.

Lajmet kryesore

Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
"Bashkëpunim mes policisë dhe drejtësisë"
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›