E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vednime të rëndësishme të qeverisë Thaçi

Prishtinë - Qeveria ka aprovuar vendimi për plotësimin e pozitave vakante në Komisionin për Emërime të Larta Publike. Komisioni për Emërime të Larta Publike, deri në rregullimin me legjislacion adekuat, do të përbëhet nga Kryeministri, i cili do të jetë kryesues, Ministri i Shërbimeve Publike, dy ministra nga komunitetet jo shqiptare në Qeverinë e Kosovës; Ministri për të cilin kandidati për emërim do të shërbej si anëtar ad hoc dhe 6 (gjashtë) banorë eminent të Kosovës që vijnë nga shoqëria civile kosovar. Në mbledhje është theksuar se propozimet do të bëhen shumë shpejt dhe do të miratohen nga presidenti i Kosovës.

Është aprovuar Udhëzimi Administrativ mbi Kushtet për Zgjedhjen e Lokacionit dhe Ndërtimin e Deponisë së Mbeturinave cili përcakton kushteve dhe kriteret për zgjedhjen e lokacionit dhe ndërtimin e deponisë, me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës.

Gjithashtu, Qeveria ka Aprovuar Udhëzimin Administrativ për Nivelet Maksimale të Lejuara të Shkarkimit dhe Shpërndarjes të Ndotësve në Tokë i cili përcakton nivelet maksimale të lejuara të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në tokë, të cilat mund të shkaktojnë ndotje nga përdorimi jo i drejtë i plehrave minerale dhe mjeteve për mbrojtje të bimëve nga ana e personave fizik apo juridik, si dhe me lëshim të materieve mbeturinë nga burimet e ndryshme.

Projektligji për Raportimet Financiare të Organizatave të Biznesit që rregullon raportimin financiar të të gjitha organizatave biznesore në Kosovë, përfshirë këtu edhe entitetet me interesa publike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe, Projektligji për Punësimin e Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës me të cilin rregullohet mënyra, kushtet dhe procedurat e punësimit dhe themelimin e marrëdhënieve të punës për shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, në Republikën e Kosovës, janë miratuar në mbledhjen e sotme dhe janë proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›