E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Po, jam takuar me Tadiç

Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me publikimet e Wikileaks, ku flitej për takimet e tij me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç.
Në një intervistë për të përditshmen Kosova Sot, ai ka pohuar se është takuar vërtetë me Kreun e Shtetit Serb dhe kjo ka ndodhur në më shumë se dy takime.
Në fjalën e tij Thaçi theksoi se është takuar me Boris Tadiç por kjo ka ndodhur në konferenca ndërkombëtare, duke pranuar gjithashtu edhe shtrëngimin e duarve mes tyre.
Më tej ai ka deklaruar se është diskutuar edhe për gjetjen e një kompromisi me Kosovën.
Sipas tij kjo gjë është më se normale dhe në funksion të diplomacisë së vendit, duke shtuar më tej se i është dashur të sillet si burrë shteti.
Ndërkaq Wikileaks ka pohuar se Kryeministri Thaçi ka zhvilluar dy takime me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç.
a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›