Holanda besnike në qëndrimin kundër Serbisë
Amsterdam - Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Maksim Ferhagen konfirmoi kundërshtimin e Holandës për afrimin e Serbisë drejt Bashkimit Evopian, përderisa ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç nuk po arrestohet. ''Arrestimi i Ratko Mlladiçit do të jetë dëshmia më e mirë për vullnetin e Serbisë që të jetë pjesë e Evropës'', deklaroi Ferhagen në intervistën për gazetën serbe "Veçernje novosti", të publikuar dje.
Ferhagen theksoi se bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën e Hagës do të dëshmojë për "respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave evropiane, të cilat i ndajnë vendet e BE-së". “Si anëtare potenciale e familjes evropiane, Serbia duhet t'i respektojë normat e saj, të cilat nuk mund të jenë objekt i negociatave", theksoi ministri holandez.
Holanda e kundërshton zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit të Serbisë me BE-në. Për zbatimin e marrëveshjes është i domosdoshëm miratimi unanim i të gjitha vendeve anëtare.
Marrëveshja në fjalë u nënshkrua në prill dhe prej atëherë ndodhet e bllokuar pasi Holanda kërkon që Beogradi të arrestojë Mlladiçin para se marrëveshja të zhbllokohet.