Thaçi: Prania si shtet në Samitin e Sarajevës, arritje për ne

Me paraqitjen e përfaqësuesit të Kosovës në Sarajevë, si vend i barabartë me shtetet e tjera, Bashkimi Evropian ka dëshmuar se e njeh përparimin dhe realitetin e ri në Kosovën e pavarur. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me praninë e Kosovës në Samitin e Sarejevës.
Sipas Thaçit në Sarajevë pala kosovare do të konfirmojë zotimin për ndërtimin e raporteve të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët dhe zotimin për relacion ndërshtetëror ndërmjet saj dhe Serbisë, si parakusht për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën perëndimore, euro-atlantike të të gjithë Ballkanit Perëndimor.