E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet nxjerrin fitues Gruevskin

Nëse Maqedonia do te shkonte ne zgjedhje te reja, atëherë ato do te fitoheshin nga partia ne pushtet e Nikola Gruevskit. Këtë publikon sondazhi i Institutit për Kërkime Politike i mbajtur ne Shkup, nga data 10 deri ne 14 dhjetor me 1100 te anketuar. Sipas anketimit, VMRO-DPMNE do te merrte 23.3% te votave, partia opozitare e LSDM-se 11.4%, BDI e Ali Ahmetit 6.9% ndërsa PDSH e Menduh Thaçit 1.8%. Mbështetje te madhe ne këtë sondazh ka marre edhe vete Gruevski, punën e te cilit e mbështesin 46.8% e te anketuarve. Ky sondazh është mbajtur ne një kohe kur partia opozitare LSDM ka kërkuar zgjedhje te reja, për shkak te keqqeverisjes se pushtetit aktual.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›