FER bashkohet me “Vetëvendosjen”

Partia Fryma e Re është bashkuar sot me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Drejtuesit e të dy partive, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, kanë thënë se “situata e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend, e posaçërisht dinamika e ngjarjeve që nga 12 dhjetori”, kanë shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që për synim, ndryshimin rrënjësor për Kosovën.
“Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, Vetëvendosje dhe FER kanë vendosur të bashkohen për të ndalur këtë rrënim politik, ekonomik e social”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Të dyja subjektet është thënë se kanë arritur marrëveshje për planin e ri qeverisës, si dhe për hartimin e Kushtetutës së re të Republikës së Kosovës.