E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Rritje e pagave deri ne 50 punetoret do te kene standardet e Evropes

Foto gjate mbledhjes se qeverise

Prishtine 16 mars 2011 NOA- Qeveria e Kosoves nen drejtimin e kryeministrit Hashim Thaci ka zhvilluar mbledhjen e saj te radhes.

Gjate saj eshte miratuar Plani vjetor i Punes se Qeverise per vitin 2011 Strategjia Legjislative per vitin 2011 Plani i Veprimit per Partneritetit Evropian 2011 si dhe Rregullorja per fushat e pergjegjesise administrative te Zyres se Kryeministrit dhe ministrive.
Ne fillim te mbledhjes kryeministri Thaci ka theksuar se Projektbuxheti i vitit 2011 eshte proceduar ne Kuvendin e Kosoves.

Buxheti eshte i te gjitheve ka thene kryeministri dhe ka vleresuar se ky eshte nje buxhet i cili do te hape perspektive per zhvillimin ekonomik per themelimin e reformave demokratike dhe perspektives evropiane.
Kryeministri Thaci ka thene se  Qeveria do te vazhdoje te jete kontribuese ne debatin per miratimin e projektbuxhetit per vitin 2011 ne Kuvendin e Kosoves kur do te debatohet me 25 mars.
Thaci theksoi se Une edhe njehere deshiroj te falenderoj misionin e Fondit Monetar Nderkombetar per diskutimet shume korrekte produktive dhe te nje progresi real mes Qeverise se Kosoves dhe FMN-se. Keto diskutime nuk kane perfunduar ende do te vazhdojne se diskutuari edhe muajin e ardhshem. Kemi perafrim te shumices se ceshtjeve qe i kemi diskutuar dhe kjo eshte nje sukses i punes se perbashket dhe korrektesise ne raportet mes Qeverise se Kosoves dhe FMN-se.
Kryeministri i Kosoves deklaroi se Buxheti do te votohet ne Kuvend me vendimin e Qeverise per rritjen e pagave per te gjithe punetoret e arsimit shendetesise policise sherbyesve civile zjarrfikesve familjet e deshmoreve invalidet e luftes dhe respektimin e marreveshjeve per minatoret.

Me tej Kryeministri Thaci tha se Dikush edhe mund te deklaroje se rritja prej 50 per qind deri ne 30 per qind e pagave eshte e larte. Por une dua te theksoj shume qarte per te gjithe Kosova eshte shtet ne tranzicion Kosova eshte shtet i ri ende nuk e ka arritur stadin e shtetit te zhvilluar dhe modern. Punetoret ne Kosove deri sot kane jetuar me ndihma sociale jo me rroge. Kur ta arrijme stadin e shteteve te zhvilluara moderne mund ti kalkulojme rritjet ne 2 per qind. Nuk mund te tolerojme edhe me tutje qe punetoret te trajtohen me se keqi ne Evrope te jene me te neperkemburit ne Evrope me te fyerit ne Evrope me standardin me te ulet ne Evrope. Prandaj vendimi eshte i drejte do te implementohet dhe kam besim te plote qe do te aprovohet edhe nga partite opozitare ka th ne kryeministri Hashim Thaci dhe ka shtuar se E ritheksoj edhe njehere per te gjitha ceshtjet ka perafrim me FMN.
Ne vijim Kryeministri Thaci ka vleresuar se dialogu mes shtetit te Kosoves dhe Serbise ka filluar mbare dhe jemi te bindur se me mbeshtetje te plote te SHBA dhe BE dhe me qendrimet korrekte e konstruktive ky proces do te permbyllet me njohjet reciproke te te dyja vendeve dhe me anetaresimin e tyre ne NATO dhe BE.
a.y/NOA

Lajme te ngjashmeThaci Negociatat do te sjellin njohje reciproke dhe integrim ne BE dhe NATONjohja e QeveriseBE dhe delegacioni kosovar Dakort per konsultimet e axhendes se dialogutJaponia ngre duart perpjete SHBA-BE na ndihmoniBerisha Shqiptaret te bekuar kishin mbeshtetjen e Amerikes Lidhjebe Buxheti Dialogu evrope FMN Hashim Thaci Kosove-Serbi mbeshtetje mbledhje qeverie me keq neperkembet punetoret rritje e pagave shba

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›