E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje të dyshuarve për krime lufte të dorëzohen

Autori i Lajmit: red.
Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac u tha gazetarëve dje se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç dhe ish udhëheqësi i serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç duhet të dorëzohen. Shutanovac tha se ata po e mbajnë peng popullin serb. Edhe Rasim Lajiç, një ministër tjetër i qeverisë, u bëri thirrje atyre që të dorëzohen dhe tha se kapja e Radovan Karaxhiçit dëshmon se të arratisurit nuk do të mund t u shpëtojnë autoriteteve për gjithmonë. Ashtu si Karaxhiçi, edhe Ratko Mladiçi kërkohet nga prokurorët ndërkombëtarë për rolin e tij gjatë konfliktit në Bosnje Hercegovinë. Goran Haxhiç akuzohet për rolin e tij në përpjekjet për largimin e kroatëve nga rajonet e kontrolluara nga serbët gjatë luftës në Kroaci. Qeveria serbe dëshiron të anëtarsohet në Bashkimin Evropian. Anëtarsimi në këtë organizatë kërkon bashkëpunim të plotë me gjykatën për krime lufte.

Ky lajm është publikuar: 07/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›