UKT: Institucionet shtetërore të paguajnë borxhin 1.8 mln Usd
TIRANE-Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) njoftoi sot se institucionet shtetërore janë debitoret më të mëdha në pagesat e ujit në shumën 1.8 milionë dollarë.
UKT bëri me dije se debitorët më të mëdhenj janë 97 institucione buxhetore dhe jobuxhetore në shumën 1.3 milionë dollare, kurse 13 komuna e bashki në territorin e vendit tonë i detyrohen institucionit të ujit, plot 500 mijë dollarë.
UKT bën thirrje për shlyerje të debiteve sepse në rast të kundër do të zbatohet ligji, që në raste të tilla sanksioni më i rëndë është, ndërprerja e ujit.
(d.b/BalkanWeb)