E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Ti jepetfund pavarësisësë mbikëqyrur

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se pavarësia e mbikëqyrur po përmbyllet suksesshëm. Ai në mbledhjen e rregullt të qeverisë deklaroi se Kosova ka përmbushur më shumë se nëntëdhjetë për qind të obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit dhe është e gatshme të ecë përpara në proceset e integrimeve euroatlantike.
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka njohur kabinetin qeveritar me aktivitetet diplomatike në procesin e miratimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pas shpalljes së këtij mendimi. Ai ka theksuar se mendimi i GJND-së ka qenë plotësisht në përputhje me prezantimin e argumenteve para kësaj gjykata nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Hyseni është ndalur në debatet e kohës së fundit për iniciativën e Qeverisë së Kosovës për ndërrimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, ndërrimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB është i domosdoshëm dhe rezoluta e re duhet të reflektojë gjendjen faktike në Kosovë dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Rezoluta e re do të shënonte edhe fundin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, u shpreh Hyseni.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›