E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh të “urtët”, i pranishëm dhe Mejdani

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një takim Këshillin e të Urtëve , i përbërë nga figura të njohura të Selisë Rozë. Të pranishëm në këtë takim ishin gjithë anëtarët e këtij këshilli me përjashtim të Ylli Bufit dhe Servet Pëllumbit, që munguan për shkak të një impenimi personal.

Ndërkohë, binte në sy prania e ish presidentit Rexhep Meidani , një nga zërat kritikë të kryesocialistit Edi Rama.

Në përfundim të takimit 2 orësh nuk pati asnjë deklaratë për shtyp. Por, burime nga mbledhja bëjnë me dije se fokusi kryesor ishin zhvillimet në kampin opozitar dhe programi polotik për një ‘Rilindje shqiptare’, i propozuar së fundmi nga Selia Rozë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›