Aksidentete rrugore, policia nis hetimin e autoshkollave

Në 70 për qind të rasteve shkak për aksidentet tragjike në rrugët shqiptare është edhe mungesa e aftësive në drejtim e shoferëve. Kjo nxjerrë në pah një fenomen, marrja e patentave pa kualifikimin e duhur. Pas rastit të pak ditëve më parë ku janë vënë në pranga drejtues të një autoshkolle, ku u zbulua se jepte patenta fiktive, Policia e Tiranës ka nisur një verifikim të të gjitha qendrave që kualifikojnë shoferët. Sipas burimeve nga uniformat blu mësohet se të gjitha autoshkollat në Qarkun e Tiranës janë në sitën e verifikimeve, për të parë veprimatrinë e tyre në dhënin e patnetave. Nëse këto të fundit janë dhënë drejtuesve të rinj të automjeteve, edhe kur këta të fundit nuk janë paraqitur në provimet përkatëse si të teorisë, apo edhe të parktikës. Por duket se jo vetëm autoshkollat janë në verifikim nga policia, në këtë hetim nuk do të përjashtohen as punonjës të transportiti rrugorë. Sipas të njëjtave burime mësohet se ka nisur verifikimi edhe në rradhët e punonjësve të administratës së këtij institucioni. Kështu nuk do të përjashtohet mundësia që përveç arrestimeve në rradhët e përfaqësuesve të autoshkollave, të ketë pranga edhe në rradhët e punonjësve të transportit rrugorë. Kështu zbulmi i dhënies së patentave nga drejtues të autoshkollës "Miri" kundrejt shumave të para që varionin nga 3 mijë deri në 4 mijë lekë të rinjë ka vënë në lëvizje drejtuesit e policisë së Tiranës për të verifikuar të gjitha autoshkollat.