Administratori i Mitrovicës largohet nga Kosova
PRISHTINE-Administratori i “rebeluar” i Mitrovicës, Gerrard Gallucci, ka konfirmuar largimin e tij nga UNMIK-u, dhe nga Kosova. RTK konfirmon se largimin e tij e kanë kërkuar disa herë qytetarët e Mitrovicës, duke e akuzuar Galluçin për grumbullimin e problemeve dhe mënyrën jo parimore për zgjidhjen e tyre. Administratori i qytetit të ndarë nuk ka hezituar të japë vlerësime të llojit – “se UNMIK-u do të mbetet në Kosovë edhe një kohë të gjatë”.
Nda deklaratat e liderëve të huaj apo kosovare është bërë e ditur herë pas here se për rikonfigurimin e UNMIK-ut edhe për një kohë të caktuar vendos Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
(d.b/BalkanWeb)