Meta perfundon turin ne Ameriken Qendrore merr premtimin e Hondurasit per njohjen e Kosoves
Ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta ka perfunduar dje turin e tij diplomatik ne shtetet e Amerikes Qendrore. Ne perfundim te turit te tij diplomatik Meta zhvilloi nje vizite ne Honduras ku u prit nga presidenti i vendit Porfirio Lobo Sosa ministri i Puneve te Jashtme Mario Canahuati dhe mensekretarja e Shtetit ne Ministrine e Jashtme Mireya De Corrales. Qellimi kryesor i ketij turi diplomatik te ministrit Meta ishte nxitja e dialogut politiko-diplomatik me keto vende thellimi i bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes vecanerisht ne ato ekonomiko-tregtare si dhe ceshtja e Kosoves. Gjate takimeve u diskutua mbi institucionalizimin dhe zgjerimin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe ketyre vendeve te Amerikes Qendrore ne nivel dypalesh dhe ate te organizatave nderkombetare. Duke theksuar rendesine e intensifikimit te marredhenieve dhe konkretizimit te tyre permes nenshkrimit te disa marreveshjeve te rendesishme ne fushen e bashkepunimit ekonomik dhe tregtar sikurse dhe bashkepunimit mes dy Ministrive te Puneve te Jashtme bashkebiseduesit ndane te njejtin qendrim se bashkepunimi ne kuader te organizatave nderkombetare dhe sistemit te Kombeve te Bashkuara eshte nje platforme e rendesishme qe kontribuon ne garantimin e paqes dhe sigurise globale. Nje vend te rendesishem gjate bisedimeve zuri ceshtja e njohjes se shtetit te ri te Kosoves nga te tre vendet. Meta pasi i njohu bashkebiseduesit me zhvillimet me te fundit ne Kosove dhe rajon si dhe me rolin e Shqiperise ne kete kuader theksoi se pas Opinionit Keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka ardhur momenti qe keto vende te rivleresojne qendrimin e tyre ne drejtim te njohjes se Kosoves si nje veprim qe do ti sherbente forcimit te paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit.
Nje aspekt pozitiv i ketij turi ishte konfirmimi qe Meta mori nga Presidenti i Hondurasit Lobo se vendi i tij pritet ta njohe Kosoven brenda diteve ne vazhdim duke nenvizuar se qendrimi i Hondurasit tashme pas Opinionit te GJND eshte edhe me i qarte ne favor te njohjes se shtetit te ri. Presidenti Lobo tha se rasti i Kosoves eshte nje rast unik dhe se vendi i tij e ka ndjekur kete ceshtje me kujdes te vecante duke e siguruar z. Meta per njohjen e Kosoves gjate ketyre diteve.
4 Shtator 2010