E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moody’s zhvlerëson Spanjën

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s, zhvlerësoi aftësinë e Spanjës për shlyerjen e borxhit me 2 nivele.

Vendimi i Moody’s vjen pas atij të Standard & Poor’s, që disa ditë me parë ndërmori të njëjtin hap. Agjencia zbriti Spanjën nga niveli Aa2 në A1.

Moody’s argumenton zhvlerësimin me masat e ndërmarra nga vendet e eurozonës, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme dhe nuk ngjallin besueshmëri në tregje.

Moody’s paralajmëroi se po shqyrton mundësinë e zhvlerësimit të Francës, e cila për momentin qëndron në AAA.

Takimi i nivelit të lartë të kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve të BE-së, që pritet të zhvillohet të dielën mund të ngarkohet shtesë edhe me rritjen e dyshimit për shkallën e besueshmërisë së Francës për kthimin e kredive.

Franca, përkrah Gjermanisë konsiderohet si shtylla më e rëndësishme e Eurozonës.

Vendet e Eurozonës planifikojnë të paraqesin gjatë takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të BE-së të dielën një paketë gjithëpërfshirëse zgjidhjeje.

Këtu do të bëhet fjalë për një koncept të zbatueshëm për uljen e barrës për Greqinë e zhytur thellë në hua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›