E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini i lumtur për golin vendimtar

Giampaolo Pazzini ndihet i lumtur që e ndihmoi Interin të fitojë në Francë ndaj kampionit të këtij vendi, Lille, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët e morën kreun në grup, pasi kanë grumbulluar 6 pikë nga 3 takime.

“Është një fitore e rëndësishme, edhe pse në pjesën e dytë kemi vuajtur dhe nuk e bëmë lojën tonë. Jam i lumtur, e shënova golin vendimtar, kjo është ajo që qon peshë. Sonte ishte e rëndësishme të fitonim. Pas kësaj fitoreje, do të punojmë fort dhe do t’u përballemi më mirë angazhimeve të ardhshme”, deklaroi sulmuesi italian, që është i kënaqur me rikthimin e Sneijderit e Mottas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›