Rektorit Rugova i pezmatohet lëkura

Merr përmasa të reja incidenti në të cilin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ngjyrosën me ngjyrë të kuqe, rektorin e UP-së, Mujë Rugova.
Mësohet se si efekt i ngjyrës rektorit 66-vjeçar ka nisur t’i pezmatohet lëkura, dhe mund të ketë probleme edhe me njërin sy.
Isuf Ibërdemaj, zyrtar për informim në UP e ka konfirmuar lajmin.
“Ka qenë të mjeku edhe është kontrolluar. Mjeku e ka kontrolluar rreth qafës pasi ka nisur t’i pezmatohet lëkura. Kontroll ka bërë gjithashtu edhe në vesh dhe në sy. Mjeket më pas i kanë caktuar doza të caktuara të terapisë.”, ka thënë Ibërdemaj për Indeksonline.
Portali gjithashtu mëson se Rugova ka refuzuar një takim të cilin ia kishte kërkuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi kishte mësuar për pasojat e aksionit.