E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behgjeti dhe Masha (Video)

Deri më tash publiku kosovar e ka parë vetëm një foto të Masha Pacollit, e cila nga java e ardhshme, sipas gjitha gjasave, do të jetë Zonja e Parë e Kosovës. ExpressOnline sjell një videoxhirim të bashkëshortes së Kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli. Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 15:51

Gruaja e Behgjet Pacollit, Masha (Maria), në një videoxhirim, duket krejtësisht ndryshe krahasuar me fotografinë e shpërndarë këto ditë, pasi emri i burrit të saj u plasua si opsion i vetëm për President të Kosovës.

Ajo shfaqet krah Pacollit me rastin e inaugurimit të Muzeut “Ibrahim Kodra”, i cili është hapur me iniciativën e Kryetarit të AKR’së vitin e kaluar në Lugano të Zvicrës.

Sipas të gjitha gjasave, të hënën Behgjet Pacolli zgjedhet President i Kosovës, e rrjedhimisht Masha (Maria) do të jetë Zonja e Parë e Kosovës.

Për këtë shkak, ExpressOnline sjell këtë xhirim të rrallë të gruas së parë të shtetit të ri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›