Thaçi për Al Jazzira: S`ka ndarje të Kosovës, plan konkret për veriun

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka theksuar edhe një herë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Në një intervistë për Al Jazzira në gjuhën serbe Thaçi tha se qeveria e tij dhe ai vetë ka një plan konkret që do tiu shërbejë serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.
Ndërkohë i pyetur për udhëheqjen e re serbe, kryeministri kosovar tha se kjo është një zgjedhje e popullit serb, ndërsa theksoi se ai është i gatshëm të takohet si me presidentin serb Timosllav Nikoliç ashtu edhe me kryeministrin Ivica Daçiç për të gjetur një zgjidhje si dy vende evropiane.
Sa i përket raportit Dick Martyt për trafikim të organeve në Kosovë kryeministri kosovar Hashim Thaçi tha se ky raport është i motivuar politikisht për të dëmtuar shqiptarët. Thaçi tha se është i hapur për hetimet dhe se beson në drejtësi.