E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Teknologjia e re kërkon mjekë të kualifikuar

TIRANË- I pranishëm në seminarin “Mjekësia nukleare në praktikën klinike”, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u ndal të komentojë teknologjinë e re në sistemin shëndetësor. Sipas tij kjo teknologji duhet të shoqërohet me mjekë të kualifikuar.

“Kjo teknologji e re, e avangardës mjekësore kërkon thellim të pafund, veçanërisht për brezat që futen në mjekësi. Kjo punë duhet të jetë e pareshtur. Teknologjia dhe mendja kanë bërë që me kosto të ulët të arrijnë afërsisht rezultate të njëjta dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme”, tha Vasili.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›