E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta po lëshon rrënjë në Egjipt

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 12:42

Katër muaj kanë kaluar që nga përmbysja e Hosni Mubarakut në Egjipt, por revolucioni nuk ka marrë fund. Demokratët buzë Nilit po përpiqen që të marrin pjesë në procesin politik, për një shoqëri të hapur dhe për drejtësi sociale.

Por kalimi në epokën e re është i vështirë, thotë Mamdouh Habashi, aktivist politik në Kajro.

"Brenda 18 ditësh arritëm të rrëzojmë kokën e regjimit. Por i gjithë regjimi vazhdon të jetë në pushtet i pacenuar dhe nuk lëshon as pe. Në të gjitha fabrikat, në të gjitha universitetet, në të gjitha spitalet, në të gjitha shkollat, në të gjitha ministritë i gjen këta njerëz. Simbolet e regjimit të vjetër duhen mënjanuar dhe kjo nuk ndodh kaq pa probleme. Është e lidhur me një luftë të gjatë", tha ai.

Habashi bën pjesë në anëtarët themelues të Partisë Socialiste të Egjiptit, e cila u themelua pak javë më parë në Kajro. Socialiste, thekson ai, jo socialdemokrate.

Partia e re e sheh veten si një forcë të majtë, e cila angazhohet kundër interesave neo-liberale dhe për pjesëmarrje dhe demokratizim të shoqërisë.

"Demokracinë ne nuk e shohim si një synim, të cilin mund ta arrish. Demokracia për ne nuk është synim, por një proces dhe në fakt një proces i pafundmë", theksoi Habashi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›