E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatësi largon Mladicin nga gjykata

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 13:00

Një gjykatës i OKB-së urdhëroi largimin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës nga gjykata, pasi që ai në vazhdimësi ndërpreu procedurat e seancës dëgjimore.

Ratko Mladic, i cili refuzoi avokatin e caktuar nga gjykata, refuzoi të deklarohej në lidhje me akuzat në seancën dëgjimore në Tribunalin e Hagës.

69 vjeçari akuzohet për krime lufte, të kryera në konfliktin e Bosnjës në vitet 90-ta, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8,000 burra dhe djem boshnjakë.

Gjyqtari kryesues, Alfons Orie, pasi ishte ndërprerë disa herë nga Mladici dhe pasi kërkoi disa herë që të mbante qetësinë, tha: “Z. Mladic, gjykata ju urdhëron që ta lini dhomën e gjykatës”.

Gjykata pastaj në emër të Mladicit, ka deklaruar pafajësinë për 11 akuzat kundër tij, përfshirë edhe atë për gjenocid.

Ai më herët i ka quajtur akuzat si “të padurueshme” dhe “monstruoze”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›