E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Nuk provokova, vetëm festova

Jose Mourinho thotë se nuk e pati ndërmend ta provokonte askënd, kur festoi si i ‘çmendur’ në ndeshje me Valencian, ku Real Madridi fitoi 3:2, të shtunën mbrëma. Ai thekson se njerëzit nuk duhet t’i përzihen se si të festojë, ndërsa shton se Valencia duhet të ndihet e nderuar me mënyrën se si iu gëzua ai golave.

“Valencia duhet të ndihet e nderuar me festimet tona, sepse nuk festohet në atë mënyrë në një ndeshje normale dhe përpara një kundërshtari normal. Kështu festohen fitoret e mëdha, fitoret e mundimshme dhe Valencia ka skuadër për të luftuar për titull. Mirëpo, kritikët thonë se, nëse nuk festojmë për gola, jemi arrogantë dhe nëse e bëjmë këtë, jemi arrogantë gjithashtu”, deklaroi ‘Special One’, në konferencë për shtyp. “

Kush ka luajtur ose kush luan futboll e di se mund të fitosh me karakter, me vuajtje. Disa nga lojtarët e mi kanë hyrë në fushë të lodhur, të festosh nuk është ofendim”, përfundoi trajneri portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›