E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka, drejt Kinës

Lajme befasuese arrijnë rreth së ardhmes së Nicolas Anelkas, i cili duket se është afër Kinës. Sipas të përditshmes prestigjioze franceze, 32 vjeçari gjatë janarit do të largohet nga Chelsea, për të nënshkruar me ekipin Shanghai Shenshua.

Marrëveshja duket se është arritur, ndërsa sulmuesi francez pritet t’i marrë hiç më pak se 10,5 milionë euro në vit.

Anelka duket se i ka refuzuar ofertat e shumta si ato nga SHBA-të (New York e Philadelphia), nga Franca (Paris Saint Germain) dhe nga Rusia (Anzhi Makhatchkala). Emri i tij ishte lakuar edhe tek Milani, që është në kërkim të zëvendësuesit të Antonio Cassanos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›